Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria plan kombëtar për kufizimin e makinave disa ditë të javës


Qeveria po shqyrton një plan kombëtar për kufizimin e lëvizjes me makina në disa ditë të javës.

Plani synon të përafrojë Shqipërinë me politikat e vendeve të BE-së për energjinë dhe klimën. Plani parashikon që gjatë vitit 2025, do ketë kufizim të makinave në disa ditë në javë ndërsa synohet që deri në vitin 2030, 10% e makinave në rrugë të jenë elektrike.

Dokumenti me 360 faqe nuk jep hollësi si do bëhet kufizimi i makinave por sqaron se ai do përfshijë disa ditë në javë dhe do bëhet sipas targave, shkruan Shqiptarja.

Pritet që qeveria të rrisë pikat e karikimit për mjetet elektrike edhe në rrugët kombëtare, në pikat kufitare e zonat turistike.

PLANI