Vendosni fjalën kyçe....

Realizohet me sukses operacioni për mpiksjen e gjakut në tru në spitalin Memorial të Fierit


Në spitalin Memorial të Fierit është realizuar për herë të parë një operacion urgjent për trombektominë, të heqjes nga arteriet e trurit gjakun e mpiksur.

Bashkëpunimi i një grupi mjekës të ekipit multidisiplinar të këtij spitali publik  bëri të mundur këtë ndërhyrje që konsiderohet shpëtimtare për pacientët duke rivendosur rrjedhën normale të gjakut në tru dhe minimizimin e dëmtimeve neurologjike.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, falënderoi mjekët për këtë shërbim të shtuar në spitalin publik, efekt i implementimit të autonomisë menaxheriale.