Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 15 u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një treg ushqimor në veri të Kinës, sipas mediave shtetërore.
Zjarri në tregun e qytetit Zhangjiakou shpërtheu mesditën e së shtunës dhe u shua dy orë më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar një zyrtar qeveritar në qarkun Qiaoxi ku ndodhet tregu.
Shkaku i zjarrit është nën hetim, thuhet në raport.
Tregjet tradicionale të ushqimit shpesh janë të mbushura me blerës që kërkojnë çmime më të ulëta se ato që gjenden në supermarkete.
Burimet e zjarrit mund të variojnë nga shishet e gazit deri te qymyri i përdorur për të pjekur mish dhe cigaret e hedhura, ndërsa infrastruktura e vjetëruar, si linjat nëntokësore të gazit, janë fajësuar gjithashtu për zjarret dhe shpërthimet.