Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina gjuan raketa amerikane me rreze të gjatë, Rusia zotohet për hakmarrje


Rusia kaparalajëruar se do hakmerret pasi pretendoi se kishte rrëzuar tetë raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA-ja, të lëshuara nga Ukraina të shtunën në mëngjes.

Moska e sheh përdorimin e raketave të tilla, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 300 kilometra, si një përshkallëzim të rrezikshëm.

Mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi tetë raketat balistike së bashku me 72 drone, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ajo shtoi se “këto veprime nga regjimi i Kievit, i cili mbështetet nga perëndimorët, do përballen me hakmarrje”.

Në deklaratë thuhet se disa drone u shkatërruan në rajonin e Leningradit në veriperëndim dhe një në Kursk, ku Ukraina nisi një sulm të befasishëm në fund të verës së kaluar.

Presidenti në largim i SHBA Joe Biden miratoi përdorimin e ATACMS nga Kievi në nëntor – duke thënë se masa vinte pasi Moska pranoi trupat koreanoveriore në luftën e saj ndaj Ukrainës.

Presidenti rus Putin ka kërcënuar se do t’i përgjigjet sulmeve të Ukrainës me raketat ATACMS me raketën e re balistike të Rusisë me aftësi bërthamore “Oreshnik”.

Muajin e kaluar, Putin sugjeroi se raketa mund të qëllohej ndaj kryeqytetit Kiev për të provuar aftësitë mbrojtëse ajrore të armëve të furnizuara nga Perëndimi.