Një aksident I ndodhur në aksin “Cërrik-Gramsh” ka rezultuar fatal për një 75-vjeçari I cili ka humbur jetën.
Policia ka arrestuar shoferin e mjetit, një 70-vjeçar,i cili shkaktoi aksidentin duke përplasur të moshuarin i cili lëvizte me biçikletë.
Njoftimi:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.