Vendosni fjalën kyçe....

Fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji, banorët: Na ndihmoni


I garanton furnizimin me energji elektrike gjithë Shqipërisë, por vetë fshati i Fierzës jeton në errësirë.

Që prej 23 dhjetorit, banorët janë pa energji, për shkak të djegies së një bobine në kabinën elektrike të zonës.

Edhe pse e kanë ngritur disa herë shqetësimin, askush nuk është paraqitur për ta riparuar, ndërsa shumë banorëve u janë dëmtuar mjetet elektroshtëpiake.

Prej vitesh linjat elektrike të ndërtuara që në kohën e elektrifikimit, ata i riparojnë vetë duke rrezikuar jetën.

Edhe pse fshati Fierzë është në juridiksionin e bashkisë Fushë-Arrëz, rrjeti energjetik atje mbikëqyret nga OSHEE e Bajram Currit, prej të cilës banorët presin ndërhyrjen e menjëhershme.