Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dyshimet se kryeministri i vendit Edi Rama mund të ketë firmosur një vendim të falsifikuar të Agjencisë së Territorit (AZHT) të cilin ja kanë vendosur mbi tryezë kryetarja e AZHT-së Adelajda Roka dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Lajmi i hulumtuar dhe i publikuar dje nga Hashtag.al bën fjalë për një vendim për shfuqizimin/abrogimin e lejeve të zhvillimit të disa prej projekteve më kryesore të vendit, ku në listë përfshihet dhe Aeroporti i Kukësit apo dhe Porti i Limionit.
Në këtë mënyrë, në statusin e vet, ish kryemistri Berisha e akuzon kryemistrin Rama për falsifikime direkte të vendimeve dhe dokumentave zyrtare të zyrës së tij, për të zhdukur gjurmet e krimit.
“Të dashur miq, në një rast të pashembult në Europë, Edi Rama dhe stafi i tij detyrohen të fshehin gjurmët e krimit në hetim, të firmos vendim tëresisht të falsifikuar, me sa duket me qëllim devijimin e hetimeve të disa projekteve që nuk kishin leje zhvillimi dhe që aktualisht janë në hetim në SKAP-in e partisë (ndër të cilat Gjiri i Limionit” – shprehet Berisha.
Statusi i Berishës: