Vendosni fjalën kyçe....

Kolapsi energjetik la në terr gjysmën e Shqipërisë, qershorin e shkuar ndodhi e njëjta gjë


Për rreth 60 minuta, gjysma e Shqipërisë përfunduan në terr të plotë pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Durrësi, Fieri, Lushnja, Saranda e Fieri u përballën me shkëputjen e rrymës reth prës 17 e 30 ndërsa shkak për mungesën ishte rënia e linjës së transmetimit 220 kilovolt Kashar-Rrashbull.

Në Durrës energjia u rikthye pas rreth 30 minutash, ndërsa në Fier fillimisht u rikthye energjia te ndriçuesit e rrugës e më pas energjia e plotë erdhi pas rreth një ore.

E njëjta gjë ndodhu me Lushnjën e Sarandën ndërsa në Vlorë ndërprerja zgjati më pak se 20 minuta por energjia nuk është rikthyer ende plotësisht në gjithë qytetin bregdetar.

Më 21 qershor të vitit 2024, në pjesën dërrmuese të Shqipërisë pati shkëputje të energjisë për rreth gjysmë ore, ndërsa kolapsi kishte prekur edhe Malin e Zi, Bosnjën e Kroacinë.

Asokohe, ministrja e Energjisë Balluku shpjegonte se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem në Malin e Zi, ndërsa shkaku sipas saj lidhej me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.

Megjithatë një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST dhe i siguruar nga Hashtag.al (lexoje këtu), sugjeronte se nuk ishte Mali i Zi, por Shqipëria shkaktare e kolapsit dhe e efektit kaskadë të krijuar në rrjetin e transmetimit.

Raporti zbuloi se  tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë.