Një 40-vjeçar me iniciale G.H. banues në Fier është pagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Zogut të Zi.
Autori është identifikuar si M.B. nga Cakrani dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier. 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”