Vendosni fjalën kyçe....

Polonia merr Presidencën e BE, Spiropali: Momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë një reagim në lidhje me marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.

Ajo theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidencë, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave,” deklaroi Spiropali.

Ajo shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të bashkëpunuar me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia, duke synuar shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.