Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja përgatitet për stuhinë dimërore, mund të preken mbi 70 milionë banorë


Gati 70 milionë njerëz në SHBA janë nën alarmin dimëror në mbarë vendin, pasi ditët në vijim pritet të sjellin një përzierje të fuqishme të borës, akullit dhe stuhive, të shoqëruara nga erëra që fryjnë deri në 70 kilometra në orë.

Stuhia e dimrit, e cila tashmë ka shkaktuar probleme të shumta, do krijojë kushte të rrezikshme udhëtimi dhe ndërprerje të mundshme të energjisë në një rajon të gjerë që shtrihet nga Misuri deri në rajonin e Mid-Atlantic

“Për disa, këto mund të jenë reshjet më të mëdha të borës në më shumë se një dekadë,” paralajmëroi Qendra e Parashikimit të Motit të NOAA.

Efekte të mëdha, duke përfshirë “ndërprerje të konsiderueshme në jetën e përditshme, kushte të rrezikshme ose të pamundura udhëtimi dhe bllokime të shumta, priten nga kjo stuhi deri të dielën në pjesë të SHBA-së Qendrore, sipas autoriteteve.