Vendosni fjalën kyçe....

Sherri në Sarandë/ Gjykata lë në burg dy nga policët e përfshirë, lirohen 6 personat e tjerë


Sot (5 janar) është mbajtur seanca në gjykatën e Sarandës për personat e përfshirë në një sherr masiv dy net më parë në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe 4 punonjës policie.

Gjykata vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy nga efektivët e policisë, Alvaro dhe Inklid Sulejmani. Ndërsa të tjerët u lanë në masën ‘detyrim paraqitje’, informon gazetari Limos Didani.

Pas seancës, avokati i efektivëve Arben Llangozi tha për mediat se: Dhunë kishte nga të dyja palët, por s’u konstatua gjuajtje me armë.

 

‘Arrest me burg’ për:

Alvaro Sulejmani

Inklid Sulejmani

 

‘Detyrim Paraqitje’ për:

Mihal Sulejmani

Ergys Sulejmani

Kejvi Sulejmani

Shemsho Sulejmani

Delars Duka

Kristjan Xhaferri

Rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri. Dy persona, Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi (vëllezër), u dëmtuan lehtë. Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit e dëmtuar drejtonin një biznes të makinave me qira. Alvaro Slejmani i kishte një borxh atyre, lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë dhe siç dëshmohet, i ka dhunuar duke gjuajtur me sende të forta dhe me armë, duke i lënë të lënduar dy vëllezërit që janë jashtë rrezikut për jetën.

AMP arrestoi 4 punonjës policie, Alvaro, Inklid dhe Mihal Suljmani (vëllezër) si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre.