Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës raportoi se sulmet izraelite në territorin palestinez kishin vrarë të paktën 23 njerëz.
Të paktën 11 persona u vranë në një sulm ajror në një shtëpi në zonën Sheikh Radëan të Gazës veriore, tha zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Bassal, duke shtuar se të vdekurit përfshinin gra dhe fëmijë, shkruana TRT.
Në një sulm të veçantë, pesë persona u vranë kur shtëpia e familjes Abu Jarbou u godit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore, tha mbrojtja civile. Një tjetër sulm vrau katër persona në qytetin Jabalia, shtoi agjencia.