Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15, një ngjarje e rendë ka ndodhur në fshatin Dragoç të Shkodrës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri.
Viktima, 33-vjeçari R. M., i cili jetonte në këtë zonë, u qëllua në rrugë ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip Benz.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po vijon hetimet intensive për të zbardhur rrethanat e vrasjes, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.