Vendosni fjalën kyçe....

“43% e shqiptarëve kërkojnë rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie” – Zaloshnja bën sondazhin


Sipas Eduart Zaloshnjes, 43% e shqiptarëve kërkojnë që Berisha të rikthehet në masën arrest në shtëpi, të kërkuar nga SPAK pasi Gjykata e Posaçme e zëvendësoi atë me masën detyrim paraqitjeje.

Zaloshnja e kreu sondazhin për logari të Javaneës, pas debatit që pasoi ndryshimi e masës së sigurisë ndaj tij.

Zaloshnja ka pyetur 1147 qytetarë se cila masë do ishte më e përshtatshme për Berishën me 43/1% të tyre që kanë votuar për masën “arrest në shtëpi” ndërsa 28.5% e tyre kanë deklaruar se ndaj Berishës nuk duhet asnjë masë sigurie, shkruan Shqiptarja.

Pyetja kryesore në sondazhin e zhvilluar gjatë fundjavës duke duke e shpërndarë pyetësorin me SMS krejt të rastësishme në të gjithë vendin ishte: “Çfarë mase sigurie mendoni se do të ishte më e përshtatshmja për Berishën?”.

Ndërsa 28.4% e të anketuarve janë dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës në SPAK.