Vendosni fjalën kyçe....

“Altin Dumani kryekriminel i krimeve elektorale, fle mbi dosjet e krimit” – Berisha akuza të forta kreut të SPAK-ut


Sali Berisha sulmoi ashpër SPAK-un dhe kreun e tij Altin Dumani, të cilin e quajti “kryekriminel i krimeve lektorale.”

Pas daljes nga godina e SPAK-ut ai tha se prokurorët e SPAK-ut flejnë mbi dosjet e krimit ndërkohë që ëshë kthyer në xjelat të fjalës së lirë dhe persekutimit të kundërshtarëve politikë tëe kryeminstrit Rama.

Berisha tha se nuk ka sulmuar kurrë asnjë punonjës të ligjit që zbaton ligjin me korrektësi po vetëm ata që abuzojnë me të.

“Siç e dini organizata kriminale e SKAP-it të partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi. Jo se prish provat, jo se kanë ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësen dhe prokurorët. Këtu arrijmë në një pikë dramatike kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, janë bërë xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha, po, ka sulmuar e do t’i sulmojë të gjithë ata që bashëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm që bëjnë ligjin. Berisha do faktojë që sot sesi Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Do faktoj sesi këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratatat e tyre deklarojnë si Dumani se e kanë blerë me 380 euro metrin katror apartamentin ndërsa ekpertët e tij i detyrojnë të vlerësjnë me 520 metrin katror ndërtimet e viteve 70. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral.”