Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kosova e merr naftën në Durrës dhe e shet 40% më lirë, do frenojmë urgjent spekulimin


Kreu i PD-së Berisha premtoi se në 100 ditët e para të qeverisë së tij do ketë një rregullim të tregut për sa i përket çmimit të naftës e gazit në vend.

Ndërsa akuzoi qeverinë për kontrabandë nafte ai tha se ngarkesa fiskale për qytetarët për çmimin e naftës do përgjysmohet.

Berisha premtoi gjithashtu se çmimi i saj në Shqipëri nuk mund të luajë më shumë se plus-minus 10% me çmimin e naftës në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

“Kontrabanda e naftës është kontrabandë qeveritare. Nafta vjen me anije. Ka pasur 30 kompani për naftën. sot janë reduktuar në 5 kompani. Zotimi ynë është ky. Në Shqipëri  nafta nuk do  mund të shitet kurrë plus minus 10% me Maqdoninëe veruyt dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë asnjë litër naftë. Kosova naftën e merr nga Durrësi kryesisht. Kosova naftën e merr nga Durrësi, e çon atje dhe e shet 40% më lirë se këtu. Qeveria nuk ndërhyn në çmim po nuk mund të tolerojë kurrë spekulime. Garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën do  përgjysmohet. Nafta është energji.” – tha Berisha.