Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur ditën e sotme në SPAK, ku është pritur nga mbështetës të tij, të cilët e kanë përshëndetur me brohoritje dhe thirrje kundër qeverisë.
Berisha ka shkuar në SPAK pas vendosjes se masës së sigurisë detyrim me paraqitje nga Apeli i GJKKO-së për dosjen “Partizani”.
Ai nuk ka komentuar para gazetarëve, duke theksuar se do të flasë vetëm pasi të dalë nga institucioni.
Tre javë më parë, SPAK bëri apel në Apelin e Posaçëm për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit nga arresti shtëpiak dhe për rikthimin e masës së sigurisë.