Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për veprime të dyshimta lidhur me projektin e Unazës së Madhe.
Ai theksoi se ministrja ka ndarë 13 kilometra të Unazës së Madhe në 14 kontrata, një veprim që, sipas Berishës, është jashtë çdo norme.
“Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata”, u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht.