Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta për mediat.
Berisha per Veliajn duke e quajtur “Lali Vjedhësi”, per te të cilin tha se po rrihej me kolegët pasi ata thërrisnin Ajolën, por jo Lindën, e cila sipas tij është e regjistruar duke ndërhyrë në tendera të AKSHI-t për regjistrimin ambiental.
Ish-kryeministri ka akuzuar gjithashtu Ulsin për një përplasje me Dumanin për një çantë Louis Vuitton, duke zbuluar se Ulsi kishte kërkuar nga çuni i Londrës një çantë të tillë pas marrjes së një pagese të madhe.
“Sali Berisha i ka sulmuar dhe do t’i sulmojë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë ata njerëz që bëjnë ligjin. Do të faktojë para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje kriminale.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.
Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.
Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar.
Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.
Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu.”