Vendosni fjalën kyçe....

E akuzoi si kriminel elektoral në Kukës, Majko i përgjigjet Berishës: Nuk jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD-së


Pandeli Majko ka reaguar pas largimit si drejtues qarku i PS në Kukës dhe i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit e akuzoi se u përgjua nga SHISH në pazaret me kriminelët.

Majko shprehet duke thënë se “nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!”.

Ndër të tjera deklaron se “vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote!”

Reagimi i Pandeli Majkos:

 

KOMENT…

Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…”

Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!

Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!

Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!

 

Deklarata e Sali Berishës

Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge. Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë. Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit. I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet.

Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimi të Kosovës, që e çoi aty ku e çoi, dyshime në Beograd, refuzoi ta presë oficerin. Oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di se ku është.

 

Majko shkoi sërish në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e solli në Tiranë. po sjell në Tiranë gjysmën e ministrave sepse qytetarët e Tiranës kanë revoltë.