Një sasi lëndë plasëse është gjetur nën një automjet në qytetin e Burrelit. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur diten e sotme, rreth orës 10:50, në lagjen “Pjetër Budi”, ku poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., u konstatuar një pako dyshuese që përmbante lëndë plasëse.
Mat/Informacion paraprak
Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.