Vendosni fjalën kyçe....

Gramsh/ Përfshihet nga flakët laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik


 

Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar panik në radhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh.

Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.