Vendosni fjalën kyçe....

“Jam nën hetim për shtëpinë time”- U paraqit në SPAK, Fatime Kryemadhi: Merren me një plakë


Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në fjalën e saj për mediat, ajo u shpreh se SPAK nuk merret me ata që vjedhin shtetin, por merren me një grua në moshë.

“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë?

Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha ajo.