Partia Socialiste ka kryer ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese të qarqeve, duke emëruar Eduart Shalsin si pasues të Pandeli Majkon në drejtimin e Qarkut Kukës, ndërsa Pandeli Majko vjen në Tiranë ku do t’i caktohet një zonë elektorale, përcjell Shqiptarja.com.
Burime brenda PS-së konfirmojnë se ky ndryshim u miratua gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u zhvillua këtë të hënë.
Gjatë mbledhjes, e cila zgjati rreth dy orë, ishin të pranishëm drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë.