Me ndryshimin e ligjit për pensionet, pas vitit 2032 do duhen 40 vite pune për ta përfituar atë.
Sipas ekspertit të pensioneve Kujtim Hoxha, me ndryshimin e moshës së parashikuar në ligj, meshkujt duhet të kenë mbërritur moshën 65 vjeç ndërsa gratë moshën 61 vjeç e 10 muaj, për personat që përfitojnë pension në vitin 2025.
“Për vitin 2025, përfitojnë pension personat që kanë lindur deri në datën 28 shkurt 1963, ata që kanë lindur pas kësaj date do dalin në pension në vitin 2026. Për të dyja gjinitë duhet 38 vjet e 8 muaj vjetërsi pune, duhen edhe 4 muaj më shumë për të përfituar pension të plotë. Pas vitit 2032 të gjithë që do të dalin, duhet të kenë 40 vite punë”, tha ai në Neës24.
Ai sqaroi çështjen edhe për shqiptarët që nuk kanë jetuar në Shqipëri dhe mundësinë për t’u trajtuar me pension social.
“Shqiptarët që nuk kanë histori kontributive, nuk kanë punuar asnjëherë apo nuk kanë 15 vite punë për t’u përfshirë në skemë, trajtohen me pension social, kur plotësojnë kushtet, mosha 70 vjeç dhe një sërë kriteresh të tjera, ku përfshihet edhe pjesa e të ardhurave që kanë.
Pesë vitet e fundit duhet të kenë qenë në Shqipëri.” – shtoi ai.