Vendosni fjalën kyçe....

“Pse nuk e denonconi Dumanin?”- Berisha: I kemi denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, mbesa e Ulsiut thotë nuk kemi çështje penale


Pas daljes nga SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se pse nuk e denoncon me fakte dhe prova kreun e SPAK Altin Dumanin, pas akuzave ndaj tij.

Berisha u shpreh se ata e kanë denoncuar Dumanin dhe të tjerë për shpifje dhe manipulime, por shtoi se nuk e bënë këtë në SPAK për shkak të konfliktit të interesit por në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas tij, Prokuroria, pa u njoftuar, ka dërguar çështjen në SPAK.

“Ne i kemi denoncuar këta, për shpifje, manipulime dhe shpifje. Nuk i denoncuam në SPAK se është konflikt interesi por në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria pa njoftim i sjell në SPAK. Mbesa e Ulsiut e mbyll dhe thotë nuk kemi të bëjmë një çështje penale. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike.”