Vendosni fjalën kyçe....

Rama e largoi si drejtues qarku në Kukës, Berisha: Majko, kriminel i madh elektoral


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të larguar Pandeli Majkon nga drejtimi i Qarkut të Kukësit.

Berisha e ka cilësuar Majkon si një “kriminel të madh elektoral”, duke e akuzuar atë për abuzime dhe manipulime të procesit zgjedhor.

Ai ka theksuar se Majko është i lidhur me trafikantë armësh dhe droge dhe ka përmendur një dosje të ngritur në SPAK, ku përfshihet një aktivitet i paligjshëm në Kukës, i lidhur me tendera dhe blerje votash.

Sipas Berishës, Pandeli Majko dhe bashkëpunëtorët e tij kërkuan para dhe armë për të manipuluar votat në zonën e Hasit, dhe një oficer që e denoncoi këtë aktivitet është përjashtuar nga shërbimi. 

“Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge.

Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë. Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit.

I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyre për të hedhur në qark trafikantët habitet.

Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar.

Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimi të Kosovës, që e çoi aty ku e çoi, dyshime në Beograd, refuzoi ta presë oficerin. Oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di se ku është.

Majko shkoi sërish në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e solli në Tiranë. po sjell në Tiranë gjysmën e ministrave sepse qytetarët e Tiranës kanë revoltë.”