Deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi tha pas daljes nga SPAK se nuk ka thënë asgjë para prokurorëve dhe se do flasë vetëm para Gjykatës së Posaçme.
Ajo u tha gazetarëve gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, të cilin nuk e ka uruar për festat e fundvitit.
Fillon një procedim komplet i ri, do fillojmë lojën me kungulleshka ne dhe prokurorët si dy palë përballë në gjykatë. Tani filluam lojën, pse 5 por 7, kjo është një gjë, unë normal që do njihem edhe me fashikujt, dokumentacionet, letrat, dhe nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë vetë prokuroria dhe ekspertizën financiare që kemi bërë unë dhe mamaja ime. Kërkon përfshirjen e të gjitha palëve, edhe të atyre që kanë gënjyer, edhe të atyre që kanë thënë të vërtetën. Nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që tio të përdorësh deklaratat e mia kundër meje. Për zotin Meta nuk di gjë. Po pres mamanë time se është ajo tani në orën 11.00. S’kam si të uroj një njeri që s’ka asnjë lidhje me mua.” – tha Kryemadhi.
Me jo pak ironi ajo shtoi se njereëzit që “iluminojnë Ilir Metën me shpifje do marrin përgjigjen e duhur në vitin 2025”.
“Uroj që të gjithë njerëzit që e iluminojnë zotin Meta me shpifje të tilla të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa.” – shtoi ajo.