Vendosni fjalën kyçe....

“Tao Balla ndikoi drejtësinë në vitin 2021, del në SKY duke bashkëpunuar me kriminelët” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi ministrin Taulant Balla për ndikim në sistemin e drejtësisë në vitin 2021.

Pas daljes nga SPAK-u, për të respektuar masën detyrim paraqitjeje, ai nxorri një përgjim nga aplikacioni Sky ECC duke akuzuar ish-ministrin e Brendshëm se ndikoi drejtësinë që të arrestoheshin Çapjat në mars të vitit 2021, pak para zgjedhjeve.

“Në datën 10 shkurt 2020 target është njëri nga banditët e Elbasanit. Informon me pin AM 5 P 80 se kishin rënë dakord , mes tyre që të mos i kërkonin Taos tenderë publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord t’i kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao i përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë nëse vendosim në listë ata që doni në burg. Nëse me listë i burgosim. Përgjigja ishte: Po e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është fiks Taulant Balla, një kriminel njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Në listë, me datën 24 mars bëri check up të vitit 2021, u arrestuan Çapjat. Me kërkesë të Çelëve u arrestuan. Kjo është e vërteta. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Meqenëse shkuan në burg në mars të vitit 2021 para zgjedhjeve. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skapi i partisë. Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda. Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale. Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj”, – tha Berisha