Një aksident ka ndodhur në aksin Peshkëpi-Vlorë ku një automjet i drejtuar nga një shtetas me nënshtetësi kineze dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga përplasja e automjetit u plagosën drejtuesi dhe shtetasja e huaj me iniciale K.Zh 61-vjeç.
“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.