Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj dy shokëve në Berat, pranga personit të tretë


Një person i tretë është arrestuar lidhur me atentatin e ndodhur në Berat më 2 janar 2025, ku vëllezërit Fatjon e Marko Maloku qëlluan me breshëri automatiku Antonio Merkajn e Apostol Dhëmbin.

Në pranga ka rënë Ani Hoxha i cili akuzohet si bashkëpunëtor i vëllezërve Maloku.

Ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku dy shokët  Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga Maloku nga një makinë tip Ford.

Dyshohet se përplasja mes tyre ka nisur në Greqi, për prishje të pazareve të drogës.