Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi deputeti socialist Pandeli Majko pas akuzave se ka dalë në përgjime për krim elektoral nga Berisha shkoi të kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kërkoi që ti vihet në dispozicion brenda rregullave nëse ekziston përgjimi nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Berisha thotë se Majko kërkoi strehim te Spiropali.
Kryedemokrati theksoi se dosja për regjistrimin ambiental ekziston dhe implikon direkt Majkon.
“Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!
Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”-shkruan Sali Berisha.