Vendosni fjalën kyçe....

Do pyetet në SPAK, Meta: Mezi pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me paraqitjen e tij të planifikuar në SPAK, ku do të merrej në pyetje për dosjen CEZ-DIA.

Në një postim në Facebook, Meta sqaroi se ndodhet ende në qelinë Nr.5 dhe është gati për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00, duke mohuar raportimet e mediave që njoftuan se ai kishte arritur tashmë në ambientet e SPAK. 

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.
Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.
Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, shkruan Meta.