Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët francezë protestë kundër marrëveshjes së BE-së, përplasen me policinë (Video)


Rreth 200 fermerë dhe 50 traktorë u nisën drejt Parisit të hënën ndërsa të tjerët u zhvendosën në Lion, megjithëse asnjëri nuk mundi të hynte në kryeqytet.

Anëtarët e sindikatës së Bashkërendimit Rural protestojnë kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, të rënë dakord nga Bashkimin Evropian muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve të Francës, duke kërkuar kompensim më të mirë.

Sindikata e dytë më e madhe e fermerëve të vendit beson se data 13 janar e caktuar për një takim me kryeministrin François Bayrou është shumë larg dhe ata duan të sigurohen që kërkesat e tyre të mos harrohen, ndërsa qeveria e re ecën përpara me negociatat e buxhetit dhe legjislacionin e ri.

“Shqetësimet e tyre janë krejtësisht të kuptueshme,” tha ministrja e Bujqësisë Annie Genevard në televizionin TF1 të hënën, megjithëse këmbënguli se fermerët nuk duhet të bllokojnë Parisin dhe protesta e tyre nuk duhet të jetë e dhunshme.

Rreth 10 traktorë dhe 15 makina u futën me forcë në autostradën N10 përpara se të bllokoheshin nga policia, ndërsa një kolonë tjetër u bllokua në Essonne.

Kolona më të vogla vijuan në rrugë më të vogla drejt Parisit dhe në Rhone, afër Lionit.

Genevard tha se ato nuk do priten nga Bayrou më shpejt se data e planifikuar javën e ardhshme, megjithëse ajo tha se projektligji i shumëpritur i reformës në bujqësi do të ishte ndër legjislacionet e parë të paraqitura në Asamblenë Kombëtare pas buxhetit.

Qeveria shpreson të miratojë buxhetin muajin e ardhshëm, tha të hënën ministrja e Buxhetit Amelie de Montchalin.

“Deri në fund të shkurtit shpresojmë që francezët të mund të dalin nga kjo pasiguri dhe ngërç, në mënyrë që fermerët dhe të tjerët të kenë më shumë qartësi,” tha Montchalin për televizionin publik France 2.

Kolonat e fermerëve shënojnë fillimin e fushatës zgjedhore për Dhomat e Bujqësisë, që do mbahet në datat 15-31 janar dhe rezultatet e së cilës do përcaktojnë cilat sindikata kanë më shumë fuqi në negociatat me qeverinë.