Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka bërë rekurs në Gykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e riktheu në burg. Ai ndodhet në arrati ndërsa përmes avokatit ka kërkuar pezullimin e vendimit të Apelit.
Frrokaj duhet të vuajë 2.8 vite burg pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Shkalla e Parë e dënoi me 1.4 vite burg por vendimi i Apelit e dyfishoi dënimin.
Fran Frrokaj është dënuaar për tjetërsimin e disa pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin. Po kështu gjatë kohës kur ka qenë kryetar i komunës Shënkoll, ai dhe disa ish-zyrtarë të tjerë u akuzuan se favorizuan regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme.