Lulzim Basha së bashku me një grup politikanësh nga vende të ndryshme i kanë dërguar një ultimatum Britanisë së Madhe që të ndihmojnë Ukrainën duke ia dhënë asetet e ngrira të Rusisë.
Gazeta prestigjioze britanike “The Times” ka publikuar një letër drejtuar editorit, ku një grup deputetësh dhe përfaqësuesish politikë nga vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë me nënshkrimin e Lulzim Bashës (si Raporter i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës), bëjnë thirrje që asetet shtetërore të ngrira të Rusisë t’i kalohen Ukrainës. Kjo nismë synon të mbulojë kostot e agresionit rus, të sigurojë Europën dhe të vendosë një standard të qartë llogaridhënieje në çështjet e agresionit ushtarak.
Autorët e letrës vënë në dukje se angazhimi me hua dhe ndihma emergjente mbetet një barrë për taksapaguesit perëndimorë, ndërsa vetëm përdorimi direkt i aseteve ruse do të garantonte që Rusia paguan për krimet e saj, duke parandaluar në të njëjtën kohë konflikte të ngjashme në të ardhmen.
Letra:
G7 duhet të transferojë të gjitha, 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira shtetërore ruse në Ukrainë për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, për të siguruar Evropën dhe për të imponuar përgjegjësi. Kreditë dhe financimet emergjente të mëparshme nuk mjaftojnë — dhe janë barrë që rëndon mbi taksapaguesit perëndimorë.
Vetëm duke përdorur këto asete mund të sigurohet që Rusia të paguajë për krimet e saj. Kjo gjithashtu do të pengonte konfliktet e ardhshme duke dërguar një mesazh të qartë: agresorët duhet dhe do të paguajnë.
Të paktën 25 miliardë paund në rezerva të ngrira të bankës qendrore ruse mbahen në llogari të Mbretërisë së Bashkuar, shuma më e lartë e njohur jashtë BE-së. Veprimi vendimtar nga një fuqi financiare dhe ligjore si Britania do të inkurajonte vende të tjera të ndërmarrin veprime të ngjashme. Ajo është në një pozitë të mirë për të udhëhequr në këtë proces.
Ekonomia e luftës e Rusisë është shtrirë në kufijtë e saj. Sekuestrimi i aseteve të huaja pra të pushtuesit është, strategjikisht jetësor. Është ligjor dhe nuk do të dëmtojë stabilitetin financiar.
Dhoma e Komunave do të debatojë një mocion duke i bërë thirrje qeverisë që të hetojë marrjen e këtij veprimi. Ne, parlamentarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende aleate, i bëjmë thirrje që ta mbështesin.
Firmëtarët:
Dr. Mike Martin MP, Tunbridge Ëells, anëtar i komitetit të mbrojtjes në Dhomën e Komuneve dhe i komitetit të përbashkët për strategjinë kombëtare të sigurisë, Liberal Demokratët;
Alex Sobel MP, Leeds Central & Headingly, kryetar i grupit të të gjitha partive për Ukrainën (APPG), Laburistët;
Sir Iain Duncan Smith MP, Chingford & Ëoodford Green, kryetar i APPG mbi sanksionet Magnitsky dhe reparacionet, Konservatorët;
Profesor Stephen Gethins MP, Arbroath & Broughty Ferry, ish-anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Partia Kombëtare Skoceze;
Philip Brickell MP, Bolton Ëest, anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Laburistët;
Alistair Carmichael MP, Orkney & Shetland, kryetar i komitetit për mjedisin, ushqimin dhe çështjet rurale, Liberal Demokratët;
Sir Julian Leëis MP, ish-kryetar i komitetit të mbrojtjes dhe komitetit për inteligjencën dhe sigurinë, Konservatorët;
James MacCleary MP, Leëes, zëdhënës për Evropën, Liberal Demokratët;
Helen Maguire MP, Epsom & Eëell, zëdhënëse për mbrojtjen, Liberal Demokratët;
Calum Miller MP, Bicester & Ëoodstock, zëdhënës për çështjet e jashtme, Liberal Demokratët;
Tim Roca MP, Macclesfield, Laburistët;
Dr. Neil Shastri-Hurst MP, Solihull Ëest & Shirley, Konservatorët;
Sir John Ëhittingdale OBE, MP, Maldon, anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme, Konservatorët;
Lord Banner KC, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, Konservatorët;
Lord Alton i Liverpool-it, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, i pavarur ;
Heikki Autto MP, kryetar i komitetit të BE-së,Parlamenti finlandez ;
Lulzim Basha, Shqipëri, Raporter për Rindërtimin e Ukrainës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës;
Radoslaë Fogiel MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti polak;
Ivars Ijabs MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;
Michael Aastrup Jensen MP, kryetar i komitetit për politikën e jashtme, parlamenti danez;
Roderich Kieseëetter MP, nënkryetar i komitetit për mbikëqyrjen e inteligjencës, Bundestagu gjerman;
Rihards Kols MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;
Marko Mihkelson MP, kryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti estonez;
Zygimantas Pavilionis MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti lituanez.