Vendosni fjalën kyçe....

“Të kërkohet informacion nga SHIK”- Majko për akuzat e Berishës: Kam vendosur të dorëzoj çdo imunitet parlamentar


Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, që t’i drejtohet Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) për informacion me shkrim lidhur me akuzat e hedhura nga kreu i PD, Sali Berisha.

Majko theksoi se kërkesa për hetim është bërë në kuadër të protokolleve të zbatueshme dhe për të sqaruar aludimet që Berisha bëri lidhur me fshehjen e informacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko bëri të ditur se është i gatshëm të dorëzojë çdo imunitet parlamentar që mund të jetë i nevojshëm për hetimin e kësaj çështjeje. 

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, shkruan Majko.