Dhëndrri i ish- kryeminstrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka bërë një kallëzim penal ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, ndaj ministrit Taulant Balla dhe ndaj prokurorëve Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.
Në kallëzimin që mban datën 4 dhjetor 2024, Malltezi e akuzon Ramën për shpërdorim detyre me dëm 340,000 € e vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë, ndërsa ndaj ministrit Balla dhe prokurorëve, për kallëzim të rremë, shpërdorim detyre e falsifikim.
Malltezi shprehet se sa herë ai depoziton kallëzime, prokurorët e SPAK nuk nisin asnjë proces hetimor, pasi sipas tij janë shërbyes të tyre.
Ai shton se e ka ankimuar çështjen në gjykatë por nuk ka ende një datë kur do shqyrtohet.
“Bëra kallëzim penal ndaj Edi Ramës (shpërdorim detyre me dëm 340,000 € e vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë), Taulant Ballës për kallëzim të rremë, dhe dy prokurorëve Millonai dhe Kraja për shpërdorim detyre e falsifikim. Sa heëe depozitoj kallzime prokurorët shërbyes të tyre vendosin mosfillim procedimi penal. E çova në Gjykatë e do vijoj se tregojnë nënshtrim politik e dyfytyrësi.
Depozitova kallëzim ne SPAK e vendosi mosfillim hetimesh. E ankimova në gjykatë e nuk ka ende datë se kur do e shqyrtojnë. Dhe nuk jane për vendime kolegjiale por për vepra direkte individuale.” – shprehet Malltezi.
Kallëzimi i Jamarbër Malltezit (lexo këtu)