Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbi dy orë në SPAK, Gjokutaj: Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA


Përfundon pas dy orësh marrja në pyetje e Ilir Metës në SPAK.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se Meta u pyet sot  në seancë vetëm për çështjen e lobimit në Amerikë, ndërsa theksoi se kreu i PL-së u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësinë.

“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion. Ne nuk na janë vënë në dispozicion aktet, kur të marrim aktet do të flasim për më shumë.

Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime në lidhje me organin e hetimit. Një nga këto seanca ishte sot dhe zoti Meta në të gjitha seancat, edhe si person në dijeni ka dhënë shpjegime të detajuara këtu.

Zoti Meta përballë këtij procesi nuk ka zgjedhur heshtjen, por përballjen me aktet dhe faktet që prokurorët kanë në dispozicion.

Rekursi do të paraqitet brenda afatit ligjor, jemi duke e përfunduar. Meta i kërkoi shpjegime prokurorëve në lidhje me çështjen McGonigal dhe inceneratorët.

Ai është lider i PL dhe PL ka bërë kallëzime përkatëse dhe u interesua për këto raste. Ata thanë që nuk mund t’i përgjigjeshin sepse ka sekret hetimor, por sugjeruan që përmes një kërkese mund t’i drejtohet organit të SPAK për të marrë informacion.

Ne do ta paraqesim këtë kërkesë në lidhje me këto subjekte që Meta kërkoi sqarime nga prokurorët”, tha ai.