Pas dorëzimit dje në Kuvend të draft-ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrokredive, deputetja Jorida Tabaku ka shpjeguar sot më në detaje si ky ligj do të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet dhe skemat korruptive.
Në Shqipëri, mbi 100 mijë qytetarë janë përfshirë në skema të mikrokredive abuzive, ku 1700 prona janë sekuestruar për shkak të praktikave të padrejta të kredidhënësve.
Tabaku theksoi se situata kërkon ndërhyrje urgjente për të mbrojtur qytetarët dhe për të vendosur standarde të reja në sektorin financiar.
Tabaku shpjegoi tri elemente kyçe të draft-ligjit, të cilat janë hartuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian:
1.Mbrojtje e pronës: Ligji garanton që edhe në rastet kur qytetarët marrin kredi të vogla, prona e tyre nuk duhet të vihet në rrezik.
2.Kufizim të penaliteteve dhe interesave: Vendos një tavan të pranueshëm për vonesat dhe interesat, duke parandaluar rritjen e tepruar të borxhit për qytetarët.
3.Transparencë dhe informacion të plotë: Konsumatorët do të kenë akses në informacion të detajuar mbi kushtet e kredive dhe do të mbrohen nga marketingu abuziv i kredive të shpejta.
Deputetja e PD, Tabaku kritikoi mungesën e veprimit nga qeveria, e cila, sipas saj, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar krizën që shpërtheu gjashtë muaj më parë.
“Qeveria heshti dhe fjeti për gjashtë muaj, ndërsa qytetarët humbnin pasurinë dhe të ardhurat e tyre. Ky ligj është zgjidhja konkrete që propozojmë për të mbrojtur qytetarët. Propozimi është në tryezë—duhet vetëm të miratohet.”
“Me gjëra të vogla mund të zgjidhen problemet e mëdha,” tha Tabaku, duke theksuar se ky ligj ofron një hap të rëndësishëm drejt standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve.
Tabaku ftoi Kuvendin që të miratojë këtë draft-ligj sa më parë për të ndaluar praktikat abuzive dhe për të garantuar mbrojtje maksimale për qytetarët shqiptarë.
Fjala e plotë:
Shumë pyetje për ligjin e dorëzuar dje për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin financiar për mikrokreditë. 100 mijë konsumatorë u përfshinë në skemat e kredive të shpejta, shumë herë abuzive dhe 1700 prona të sekuestruara.
Çfarë ofron ligji i propozuar dje?
Mbrojtjen maksimale të konsumatorëve edhe në skemat e mikrokredive sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe zgjidh tre probleme kryesore të cilat do ta kishin evituar krizën që ndodhi gjashtë muaj më parë.
E para; mbrojtja maksimale e pronës, edhe në rastet kur ti merr një kredi të vogël të shpejtë, sa paga nuk ka pse të cenohet prona e qytetarëve,
E dyta kam atë vonesa sipas një limiti dhe një tavani të pranueshëm, sigurisht, por duke mos shkuar ky tavan shumw herw mw i lartw se sa kredia qw wshtw marrw..
Së treti, mbrojtjen e konsumatorëve në sigurimin e informacionit maksimal të mungesës së njëkohësisht edhe të përfshirjes në skema të një cirkuiti kredishku t’i merr kredi, për të shlyer kredinë
Dhe kjo vjen jo vetëm nga mbrojtja e konsumatorëve me marrjen e informacionit, po njëkohësisht dhe nga ky marketingu i shpejtë që shpeshherë është abuziv.
Këto tre elementë bazë e bëjnë këtë ligj sipas standardit të Bashkimit Evropian.
Me gjëra ra të vogla mund të zgjidhen problemet e mëdhaja.
Qeveria heshti, fjeti. Për gjashtë muaj nuk bëri asgjë, propozimi ligjor është atje, vetëm duhet ta miratojmë.