Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, thonë mediat shtetërore kineze.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.
Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.
Tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit që ka parë Kina në vitet e fundit.