Vendosni fjalën kyçe....

Venezuela ndërpet marrëdhëniet diplomatike me Paraguajin


Qeveria e Venezuelës tha në një deklaratë të hënën se do prishë marrëdhëniet diplomatike me Paraguajin dhe do largojë diplomatët e saj nga vendi tjetër i Amerikës së Jugut, një ditë pasi presidenti paraguaian Santiago Pena shprehu mbështetjen për opozitën e Venezuelës.

Masa vjen disa ditë përpara se presidenti venezuelian Nicolas Maduro të betohet për mandatin e tij të tretë, pas zgjedhjeve të kontestuara të korrikut, që ai dhe ish-kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez pretendojnë se i kanë fituar.

Pena, i cili është në mesin e disa krerëve botërorë, duke përfshirë Presidentin e SHBA-së Joe Biden, i cili e konsideron Gonzalez-in si presidentin e zgjedhur të Venezuelës, postoi në X të dielën se ai kishte folur me Gonzalez-in përmes një videotelefonate dhe se është i përkushtuar të ndihmojë në rivendosjen e demokracisë në Venezuelë.