Kreshnik Farruku, kreu i grupit kriminal të njohur, është dorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Farruku, i shoqëruar nga avokati i tij, kërkohet nga shteti italian për ekstradim.
Përveç kërkesës për ekstradim, ai është nën hetim në Shqipëri, ku Gjykata e Posaçme ka urdhëruar konfiskimin e 27 pasurive të tij dhe të familjarëve, ndërsa është hequr sekuestroja për 40 pasuri të tjera. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente në Tiranë dhe Durrës, automjete luksoze si “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe dy biznese, “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”.
Dyshimet janë se këto pasuri janë përfituar nga aktivitete kriminale, përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.