Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, në pranga dy persona


Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje që ndodhi në Shkodër.

Të arrestuar janë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si shtetasi Rrustem Hasa, shkruan BW.

Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.