Vendosni fjalën kyçe....

“Brenda 3 vitesh jemi vend sovran në energji, javën tjetër firmosim marrëveshjen me Emiratet e Italinë” – Rama


Kryeministri Rama tha sot se javën që vjen do nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe mesEmirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.

Marrëveshja do nënshkruhet në Abu Dabi ndërsa sipas kreut të qeverisë, ajo do vendosë themelet e Shqipërisë si një aktor në politikën energjetike të Evropës për dekadën e ardhshme.

“Marrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme por për dekadën e ardhshme do jua lëmë juve që administroni, e ta bëni bukur sic bëni punën tuaj.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se brenda tre vitesh Shqipëria do kthehet në një vend me sovranitet energjetik.

“Sot flasim për mbi 300 MgW prodhim që bazohet te politika jonë e mbështetjes për diversifikimin e portofolit për kthimin ë Shqipërisë në eksportues neto të energjisë. Por më e rëndësishme, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 MgW energji diellore. Që do të thotë në total do arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Kam parasysh diellin dhe 300 MgW energji ere. Projekte tanimë të futura në proces. Në vitet e mira hidrike mbulojmë vetëm 75% të nevojave. Prandaj nuk jemi sovran akoma. Por ama sot jemi 3 vite larg të sovranitetit energjitik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar. Plus riciklimin hidrik të energjisë së pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri në bashkëpunim me Statkraftin për Devollin do na bëjnë të jemi sovran. Në vite jo të mira hidrike e kemi 65% prodhimit. Jemi të varur nga krizat. Sot u themi shqiptarëve, u deshën vite por ne ja dolëm të themi që ata shpenzojmë deri 700 këh do kenë një ulje. Mos harroni në 2019, mbyllja e fazës së parë për sovranitetin energjitik. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln këh, në natën e vitit të ri. Sot 22 mln kWh është normaliteti. Në pikë shkojmë 28 mln. Dhe piku nuk e kemi më për vit të ri, por edhe në periudhën e verës për rritjen e turizmit. Edhe në dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër”, tha Rama.