Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha, në një intervistë për emisionin “Open” në News 24, detaje si do kryhet procesi i votës së diasporës.
Celibashi tha se vota e diaposrës do administrohet e gjitha nga KQZ-ja.
Kreu i KQZ-së tha se voat e qytetarëve që e kanë gjendjen civile në një qark do llogariten për atë qark duke marrë shembull që qytetarët që jetojnë jashtë dhe që gjendjen civile e kanë në Tiranë vota e tyre do llogaritet për Tiranën.
Ndërsa numërimi për votat e diasporës do bëhet në ambientet e KQZ-së.
“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për çdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull.
Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ.
Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.
Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera. Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha Celibashi.