Kamerat e sigurisë kanë filmuar dhunën brutale ndaj 48 vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë, të dielën e 5 janarit 2025.
Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.
Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.
Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku./BW