Një nga personat e arrestuar lidhur me vrasjen e Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës, ka pranuar krimin gjatë dëshmisë në polici.
Arjon Hasaj ka pohuar se e ka vrarë viktimën pasi ai kishte lidhje me të motrën dhe i kishte prishur asaj dy martesa të mëparshme, shkruan BW.
Ndërsa i vëllai, Klismna Hasaj, nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk kishte dijeni të veprimeve të të vëllait.
“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 janar në Dragoç ku Ramazan Mataj u gjet i vrarë brenda makinës së tij.
Arjon Hasaj ka rrëfyer më pas se e ka fshehur armën e krimit në oborrin e shtëpisë.