Kina është tronditur nga një tjetër tërmet këtë të mërkurë.
Tërmeti me magnitudë 5.5 kishte si epiqendër provincën e Qinghait, sipas Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës (CENC).
Ditën e djeshme Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 126 njerëz dhe u plagosën 188 të tjerë. Pasojat që la pas janë katastrofike, pasi shumë banesa u shkatërruan dhe mijëra njerëz u detyruan që të zhvendoseshin.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personat që kanë mbetur nën rrënoja.